Kosova

Ministria e Jashtme: Gjuriç nuk lejohet të hyjë nesër në Kosovë

14:46 - 18.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndonëse paralajmëroi se nesër do ta vizitojë veriun, në ditën kur qytetarët atje do të votojnë për të zgjedhur kryetarët e katër komunave, Marko Gjuriqi, nuk do lejohet të hyjë në Kosovë. Këtë informacion e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për Gazetën Express.




Në një intervistë për televizionin shtetëror serb, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, tha se nesër ( e dielë), do ta vizitojë Veriun e Kosovës. ai planifikoi vizitë sepsi siç u shpreh këto zgjedhje janë të rëndësishme për t’i mbrojtur interesat e Serbisë. Por, një vizitë e tillë nuk do të jetë e mundur sepse MPJ nuk ia ka aprovuar kërkesën atij.

Këshilltari politik i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj, tha se kërkesa për vizitë nuk i është aprovuar Gjuriqit sepse nuk është në përputhje me kriteret e marrëveshjes së Brukselit.

“Ka kërku sot leje, po ja kemi refuzu, sepse nuk është në përputhje me kriteret e marrëveshjes së Brukselit”, tha Jetlir Zyberaj për Gazetën Express.

Gjuriq ka bërë kërkesën sot, ndërsa marrëveshja thotë se kërkesa për vizita zyrtare duhet të bëhet gjatë ditëve të punës (nga e hëna deri të premtën), jo gjatë fundajvës, raporton Gazeta Express.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen nesër  në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve.

Dorëheqja e tyre ka ardhur për shkak të taksës 100% të vendosur nga Qeveria Haradinaj. Për disa muaj rresht, këto komuna mbetën pa kryetar, më pas presidenti Thaçi, mori vendim për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Vitin e kaluar, Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë të Veriut shefin e të ashtuquajturës zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq. Arrestimi ka ndodhur në tubimin serb në Kosovë, ku Gjuriq ka shkuar përkundër se autoritetet kosovare ia kanë ndaluar hyrjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.