Nëse e keni ditën e lirë sot, bëni plane sepse dielli është në anën tuaj. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, mot për sot parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare.
Deri në orët e mesditës në zonën e veriut dhe qendrës, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-12 m/sek, kryesisht në bregdet. Valëzimi i forcës 0-1.
Shfaq Komentet (0)