Ndryshe nga sa ishte parashikuar që në Kavajë sot të ishte ditë zgjedhjesh, ku do të votohej për kreun e ri të kësaj bashkie, në një kohë që edhe presidenti i Shqipërisë e kishte dekretuar këtë, në qytet mbizotëron qetësia. Deklaratat dhe kundërdeklaratat janë lënë pas, zgjedhjet u anuluan. Kjo pasi kryeministri Rama e tërhoqi kandidatin e mazhorancës, e fill pas kësaj u dorëhoq edhe kandidati i pavarur. Mirëpo, kjo nuk e ka penguar Edi Ramën që ta nisë ditëm me Kavajën, pikërisht për të uruar “Mirëmëngjesi” ka zgjedhur një imazh të këtij qyteti. Ai ka bërë një krahasim fotosh, duke treguar ndryshimet që ka pësuar qyteti nga viti 2013.
Ja statusi i plotë i Ramës
MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë më këtë imazh të Kavajës më 2013 dhe mbrëmë
Në katër vitet e fundit për Kavajën është bërë më shumë se në 25 vjet të marra së bashku. Ende edhe më shumë mbetet për t’u bërë, por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara#PërKavajënQëDuam #PërShqipërinëQëDuam me #Drejtësi#Shtet #Punë #Mirëqenie me #PartinëSocialiste
fix e ke gjet . po pse budallej i di kavajsit ti more dopio koke .nuk jan palmat e thara pune per tu mburr po nje spital ,nje pallat kulture, 20 kv , landfilldi i ujrave , ujesjellesi i maskurise,prokuroria, gjykata, ,cdo cep i shtruar me asfalt, harruam ikjen e dritave,nqs don qe te vazhdoj me thuaj se u lodha ,po te duash te freskoj memorjen me ndyresirat qe na ke bere