Shqipëria luan sot në orën 15:00 përballë Islandës ndeshjen e tretë të kualifikuesve të “Euro 2020”.
Formacionet zyrtare të të dyja ekipeve janë publikuar dhe trajneri Edi Reja debuton me skemën 3-5-2, me Berishën në portë; Dermakun, Ismajlin dhe Veselin në mbrojtje.
Qendra e mesfushës përbëhet nga Basha, Xhaka dhe Abrashi, ndërkohë që në krahë janë të vendosur Hysaj dhe Lenjani.
Sulmi i është besuar dyshes Cikalleshi-Balaj.
FORMACIONET ZYRTARE:
Islanda: Haldorson, Hermanson, R.Sigurdson, Gudmuson, Bajrnanson, G. Sigurdson, Arnason, Sigurnjoson, Gunarson, Kjartanson, Skulason.
Shqipëria: Berisha, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Veseli, Ismajili, Basha, Xhaka, Cikalleshi, Balaj, Abrashi.
Ndeshja do të luhet në Islandë, ku janë të shumtë tifozët shqiptarë që kanë shkuar për ta ndjekur.
Tifozët kuq e zi kanë publikuar gjatë ditës së djeshme një fotografi nga kryeqyteti islandez. “Ju përshëndesim nga Reykjaviku“, shkruhet në përshkrimin e fotografisë.