Ndërsa ka nisur seanca parlamentare, pika e vetme e rendit të së cilës është mocioni me debat për presidentin Meta, ky i fundit ka pritur në Presidencë të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones.
Situata politike e krijuar në ditët e fundit pas dekretit të Presidentit për të shfuqizuar dekretin e mëparshëm që kishte caktuar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve vendore 2019 duket se ka vënë në lëvizje diplomaten amerikane.
Paraditen e sotme zyra e Shtypit e Presidencës njofton se Kreu i Shtetit do të dalë sot në orën 17:00 në një konferencë për shtyp.
Shfaq Komentet (0)