AKTUALITET

PS e PD miting e marshim në të njëjtën orë e vend, “Zoti e ruajtë Shkodrën!”

16:10 - 20.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak metra larg njëra-tjetrës Partia Demokratike dhe Partia Socialiste do të jenë sot në Shkodër. Nën siglën “Për Shkodrën që duam”, Partia Socialiste ka njoftuar zhvillimin e një mitingu në orën 18:30 në Pedonalen e këtij qyteti.




I pranishëm në miting do të jetë kryeministri Rama, ndonëse më herët u lajmërua nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi se nuk ka leje për tubimin.

Po në këtë orë, para bashkisë së këtij qyteti nis marshimi i demokratëve në mbrotje të Kushtëtuës.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve në qytetin veriojr vihet re një prezencë e shtuar e forcave të policisë. Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA kanë “zbarkuar” tashmë në Shkodër.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare Rama tha se gjithmonë mes palëve ka pasur konsensus e nuk janë ndërprerë aktivitetet elektorale të njëri-tjetrit.

Nga ana tjetër, nga foltorja e kuvendit kreu i qeverisë kujtoi 2 prillin, duke hedhur dyshime për skenare të përsëritjes së historisë. “Mbase plani është për të bërë një dy prill tjetër sot pasdite”, deklaroi Rama.

Gazetari shkodran, Senad Nikshiqi shkruan në profilin e tij se u ka këkuar drejtuesve të komuniteteve fetare që të dalin për të ndaluar një përplasje të mundshme.

“Shkodra në komunizëm, Shkodra në ’90, Shkodra në 2 prill, Shkodra u dogj më shumë se kushdo në ’97-n dhe prapë Shkodra në 2019?

Nëse njëherë të vetme e doni këtë vend ndalni përplasjen civile! Komuniteti mysliman, katolik e ortodoks të ngrihen urgjentisht në këmbë në këto pak orë dhe të ndalojnë përplasjen civile! Shkodranët nuk mund të shkojnë në vëllavrasje për hatër të karriges së njërit apo tjetrit!

Kam komunikuar me drejtuesit e tri komuniteteve përmes telefonit duke u bërë thirrje që të dalin për të ndalur përplasjen nëse mund të ketë! Zoti e ruajt Shkodrën!”, shkruan ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.