Departamenti i Shtetit Amerikan, DASH ka publikuar raportin për klimën e investimeve në Shqipëri.
DASH thotë se investitorët e huaj përmendin si problem kryesor korrupsionin. Në raport nënvizohet se për investitorët e huaj, klima e investimeve mbetet problem.
Më tej, thuhet se Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes.
“Investitorët raportojnë gjithashtu shqetësime për legjislacionin. Favorizohen edhe kompani të lidhura me politikën”, saktësohet në raportin e DASH.
Po ashtu, në raport theksohet se rritja e kontratave ër PPP ka ulur mundësinë e konkurrencës në treg.
Shfaq Komentet (0)