Robert Berisha prej një viti po shijon një lidhje të re dashurie. Ditën e djeshme në media qarkulluan foto nga një resort në Turqi, ku Roberti po pushon me të dashurën e re, Jessica Kadiu, e cila është modele dhe jeton në Neë York. Pas këtyre lajmeve, Roberti ka reaguar me një foto të postuar në Instastory ku shfaqet me Jessin, Rina Balajn dhe dy vajza.
Këngëtari njofton se së shpejti do vijë me një projekt të ri dhe siç duket Jessica do jetë pjesë e tij. Megjithatë Roberti nuk e ka mohuar lidhjen me Jessin pasi për këtë pjesë nuk ka folur fare.Thuhet se Jessica njihet edhe nga mikesha e ngushtë e Robertit, Big Mama. Kjo e fundit është gjithashtu në të njëjtin resort dhe pak ditë më parë u fotografua me Rinën.
Shfaq Komentet (0)