Firma me pronar të vetëm Agim Kola, e themeluar në vitin 1998 dhe e regjistruar në QKB në vitin 2011 me afat 10 vjeçar (deri më 2021), është kontraktori që është zgjedhur të ndërtojë rrugën e shumë përfolur, Milot-Balldre.
Kujtojmë se Agim Kola është arrestuar ditë e sotme në kuadër të operacionit kundër informalitetit pak ora para votimimit në Parlament të ligjit për ndërtimin e rrugës Milot-Balddre, ligj të cilin Presidenti Meta nuk pranoi ta dekretonte.
Agim Kola është administrator dhe aksioner i vetëm i kompanisë Rr.s.M.& Hidro Company Numri unik i identifikimit te subjektit (NUIS) J92408001N 2. Kola është i arrestuari i 17 në kuadër të operacionit kundër informalitetit ku janë ndaluar deri më tani edhe 16 biznesmenë dhe administrator të tjerë.
Objekti i aktivitetit së këtij subjekti është: Ndertim rruge Autostrada, mbikalime, hekurudha. Ndertime ujesjellesa, gazesjellesa, vepra kullimi e vaditje, punime dhe mbrojtje lumore sistemim hidraulike dhe bonifikime.Pika servisi per automjete, lavazh. Shfrytezim, prodhim , punim tregtim dhe transport te lendes drusore, Import export. Shfrytezim, prodhim dhe tregetim te mineraleve. Aktivitet minerar ne nxjerrje , perpunim e pasurim te mineraleve si dhe tregetim dhe exportim te tyre, transport dhe nderrnjetesim per tregje te mineraleve, prodhim koncentrati. Shpime nentokesore. Prodhim asfalti. Prodhim Betoni etj.