Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar sot me një postim në Twitter pas plagosjes së 68 personave nga tërmeti i fuqishëm.
“Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse”, shkruan Basha.
Shfaq Komentet (0)