Dy kunatat mesa duket nga rrjetet sociale kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëra-tjetrën. Jonida Maliqi dhe Bora Zemani mesa duket kanë filluar të shkojnë së bashku edhe në eventet. Fotoja e fundit e Jonidës dhe Borës vjen nga Class fashion Show. Bora, pa eksperimentuar me ngjyra, ka qëndruar e sigurt në veshje me një fustan të zi të ngushtë, ndërsa Jonida, si gjithmonë surprizuese në look, ka zgjedhur të kombinojë pantallona të gjera të zeza me një bluzë blu me xixa, e cila nuk ishte rastësisht. Mesa duket dy vajzat kalojnë kohë së bashku edhe kur nuk janë partnerët e tyre pranë.
Shfaq Komentet (0)