Për të ishte dita më e veçantë e jetës, ndërsa për t’ia shtuar dozat e lumturisë, mendoi klubi i Tiranës. Bëhet fjalë për Morel Pashallarin, vogëlushin kryeqytetas që festoi 10-vjetorin e tij. I biri i gazetarës së njohur Rezarta Delisula nuk mund të dilte nga tradita e familjes, për të qenë i dashuruar fort me 24-herë kampionët e vendit.
E kësisoj dhurata më e bukur qe pikërisht nga drejtuesit e Tiranës. Një top që përmbante të gjitha firmat e lojtarëve të organikës aktuale, ishte ajo që Moreli kishte ëndërruar në hapat e parë të tij. Detajet nuk munguan ku në një atmosferë festive, qëndronin varur tollumbacet bardheblu.
Edhe pse shporta e dhuratave ishte e madhe, topi ishte ai që mbante Moreli në duar. “Tifoz i Tironës lind, nuk bëhesh”, pikërisht ky është djaloshi “tironc” që i shkon për shtat shprehjes së tifozëve bardheblu. Edhe redaksia newsport.al bashkohet me festën e djaloshit duke i uruar atij shumë vite të lumtura, sigurisht me ekipin të tij të zemrës në majën e futbollit shqiptar.