E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘’Wake up’’aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka treguar për herë të parë publikisht se është drejt divorcit.
“Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë dhe ne jemi në proces divorci. Unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi”, është shprehur Rudina. Lajmet për ndarjen e saj ka muaj që qarkullojnë në media, pas tre vitesh martesë aktorja më në fund e ka bërë publike.
Shfaq Komentet (0)