Presidenta Meta i ka drejtuar një letër OSBE-së duke u shprehur se drejtuesi i këtij misioni nuk është më i mirëpritur në Presidencë për faktin që vuri në diskutim dekretin e Presidentin për zgjedhjet vendore, si dhe për faktin që i drejtoi gishtin e mesit protestuesve.
Letra e Metës për OSBE
Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë i paraqet komplimentat Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenghagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit MEPJ në Tiranë dhe u bën me dije se:
- Bernd Bochardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë përfiton nga rasti për t’i shprehur Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të MEPJ në Tiranë dhe vlerësimet e konsideratës më të lartë.