Kryedemokrati ka folur pas takimit në Presidencë. Lulzim Basha zbardhi takimin me Metën dhe opozitën e bashkuar. Basha në fjalën e tij tha se u njohën me prova tronditëse. “Gjatë takimit me Presidentin u njohëm me provat tronditëse të asaj që e kemi ditur më parë, të ndërhyrjes së kryeministrit në emërimet në sistemin e drejtësis.
Këto prova vërtetojnë se qëllimi i vetëm është kapja e institucioneve të drejtësisë. PD dhe aleatët e kanë konsideruar si grusht kushtetues, por edhe një provë më shumë se po rrezikohet drejtësia e pavarur. PD dhe opozita e bashkuar qëndrojnë për një Reformë në Drejtësi sipas Kushtetutës, jo sipas anktheve dhe problemeve të qeverisë. Çështja e dytë që u diskutua ishte dhe zgjidhja e krizës politike” tha ndër të tjera Basha.