Inxhinieri Luigj Aleksi i pranishmën në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se tërmeti i 26 nëntorit për karakteristikat që manifestoi, ishte afër nivelit katastrofik. Sipas tij, tërmeti shkatërrimtar ka lënë pasoja të mëdha në banesa dhe pallate që kanë një periudhë kohore mbi gjashtë dekada.
“Kanë ardhur specialistë nga Izraeli që kanë matur strukturat e betonit. Strukturat e ndërtuara pas 90, strukturisht i kanë qëndruar lëkundjeve. Numri i banesave që do shemben, janë ose të ligjit të legalizimit, ose banesa të kaluara mbi 60 vjet. Përgjegjësia është individuale e gjithsecilit. Tërmeti mbi 6.4, për karakteristikat që pati, për kohëzgjatjen, ishte afër katastrofikut. Ishte afër katastrofikut për shkallën e llogaritjes. Strukturat qëndruan, katastrofa e njerëzve ishte shumë e dhimbshme për ata që vdiqën”-tha ai.