Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm janë ndjerë sërish lëkundje sizmike.
Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit janë rreth 7 lëkundje, më e madhja me magnitudë 4 të shkallës rihter në orën 2:18. E njëjta lëkundje sipas EMSC ka qenë me magnitudë 4.5.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qënë 22 km nga Tirana, pranë Gjirit të Lalëzit me një thellësi, 46 km.
Prej tërmetit të 26 Nëntorit, me magnitudë 6.4, Shqipëria është përshkruar nga një aktivitet sizmik me intesitet mjaft të lartë, por që fatmirësisht nuk kanë çuar në dëme të tjera njerëzore.
Shfaq Komentet (1)
Earthquake, earthquake, Gjiri i Lalsit po të pret!