Rajoni

Video/ E kaluara e Aleksandër Vuçiç, ja momenti kur shtynte një “Audi” me mikun Seselj

09:58 - 26.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tashmë të gjithë e dinë të shkuarën politike apo dhe angazhimet që ka pasur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.




Gjatë regjimit famëkeq të Sllobodan Millosheviçit, kreu i Serbisë ka mbajtur postin e ministrit të Informacionit. Por së fundi, është publikuar një video e viteve të tij me një tjetër  person jo të respektuar nga shqiptarët, të dënuarin për krime lufte Vojisllav Seselj, njeriun që sot drejton Partinë Radikale Serbe, si një nacionalist i sëmurë e luftënxitës, raporton Lajmi.net.

https://twitter.com/i/status/1209170109677424641

Shumë nga kundërshtarët e Vuçiçit ende dëshirojnë ta kujtojnë atë për marrëdhëniet e tij me një politikan të dënuar me 10 vjet për ‘krime lufte’ vitin e kaluar.

Është një video e vitit 1996, muaji shkurt, ku të dy, të ftuar në një tubim politik, bllokohen nga bora në rrugë e detyrohen të shtyjnë një “Audi 100” me të cilin po udhëtonin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.