Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, pas publikimit të videos, ku shfaqej duke konsumuar kokainë. “BalkanWeb” mëson se SPAK ka regjistruar procedimin penal ndaj kryebashkiakut Alla.
Kryebashkiaku Lefter Alla u shfaq në një video, teksa konsumonte kokainë, ndërsa ishte ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, që bëri denoncimin. Në reagimin e tij, kryebashkiaku tha se videoja është montuar nga PD dhe po përdoret për ta shtantazhuar.
Shfaq Komentet (0)