Kryesore

Greqi/ Kreu 11 grabitje me armë në pikat e karburantit dhe kioska, pranga policit

19:11 - 17.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një punonjës  policie ka rënë në prangat e policisë greke, pasi dyshohet se ka kryer gjithsej 11 grabitje në Athinë dhe në periferi të kryeqytetit grek.




29-vjeçari ka deklaruar përpara oficerëve të policisë se problemet financiare me të cilat po përballej kohët e fundit e kanë shtyrë të kryejë vjedhje.

Pak orë para arrestimit, 29-vjeçari kishte kryer dy plaçkitje në një pikë karburanti në Peristeri dhe në një stendë në Galatsi, nga e cila vodhi gjithsej 690 euro, sipas policisë greke.

Një hetim i mëvonshëm zbuloi se që nga dhjetori i kaluar, ai kishte kryer nëntë vjedhje të armatosura të tjera në 8 stacione karburanti dhe në një kioskë në Agia Paraskevi, Chalandri, Ilioupoli dhe Galatsi, nga të cilat ai vodhi gjithsej rreth 4 400 euro.

Hetimet gjetën dhe sekuestruan mjetet që ai përdorte për kryerjen e grabitjeve, përkatësisht pistoletën e tij të shërbimit, veshmbathjen dhe 3 skuterë si dhe 690 euro nga dy grabitjet e fundit.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.