Një tjetër lëkundje tërmeti është shënuar ditën e sotme, vetëm pak minuta më parë, në vend.
Mësohet se lëkundjet kanë qënë me magnitudë 3.1 të shkalles Rihter. Epiqendra është regjistruar 13 km në veri-perëndim të Durrësit, ndërsa thellësia ka qënë 40 km.
Kujtojmë që prej 21 shtatorit, ku Tirana dhe Durrësi u goditën nga një tërmet 5.8 ballë, ka pasur edhe të tjera lëkundje, por me magnitudë më të vogël. Tërmeti i 21 shtatorit shkaktoi panik tek qytetarët, ndërsa dhjetra persona mbetën të lënduar, si dhe u dëmtuan shumë banesa.
Shfaq Komentet (0)