Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë, ku tre persona humbën jetën, ndërsa një u raportua se ishte në gjendje të rëndë.
Mësohet se dhe shtetasi i cili ishte në gjendje të rëndë ka humbur jetën. Ai u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia sqaroi se një mjet tip “Audi” i ka rënë nga pas një kamioni me targa kosovare, duke u shkatërruar plotësisht.
Ndërkohë, nuk dihet ende identiteti i viktimave, por policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të zbardhë gjithë detajet e ngjarjes tragjike.
Shfaq Komentet (0)