SPORT

Ish-bashkëshortja e akuzoi për dhunë fizike, arrestohet në flagrancë futbollisti Klodian Duro

11:45 - 27.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë ish-futbollistin Klodian Duro.




Ish-bashkëshortja e ka denoncuar vazhdimisht Duron për dhunë fizike e psikologjike si dhe kanosje e përndjekje përmes SMS-ve. Mësohet se ajo banonte në zonën e “Bllokut” dhe kishte urdhër mbrojteje që nga momenti i divorcit.

Arrestimi i Duros u bë i mundur mesnatën e datës 25 mars në banesën e ish-bashkëshortes, pasi dyshohet se futbollisti ka thyer urdhërin e mbrojtjes që gjykata kishte lëshuar në favor te saj.

Dy ditë më parë Duro ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas duke i rënë derës, ndërsa ajo ka njoftuar menjëherë policinë. Duro është shprehur se ka qenë aty thjesht për ta takuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.