Këngëtarja Besa Kokëdhima e cila ndodhet në izolim për shkak të masava të ndërmarra ndaj përhapjes së koronavirusit, e ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’ ka treguar se më kë po i kalon këto ditë karantinimi dhe si po e shfrytëzon kohën.
‘Unë faktikisht këtë periudhë e kam shfrytëzuar për të shkruar muzikë. Kam bërë stërvitje shumë. Jam përpjekur të punoj sa më shumë me qetësinë e shtëpisë. Jam e vetme dhe jam e lumtur që karantina më ka zënë në Shqipëri. Jetoj shumë afër prindërve me shtëpi por si takoj nga meraku. Ndërkohë jam në karantinë me tre macet e mia. Unë në concept nuk jam e izoluar, më mungon jeta, e përditshmja. Të kesh mundësi të ndjekësh angazhimet e tua’ është shprehur këngëtarja.
Shfaq Komentet (0)