Është shkarkuar sot nga posti i Kryetares së Komisionit të Edukimit dhe Medias deputetja e opozitës së re, Fatjona Dhimitri. Vendi i kësaj të fundit i është besuar deputetit tjetër të pakicës së re, Ramazan Gjuzit.
Ky i fundit është propozuar nga Grupi Demokraci dhe Drejtësi dhe vendimi është bërë i ditur sot gjatë seancës plenare.
Gjuzi është një emër jo shumë i njohur për publikun, pasi ai nuk është aktivizuar gjatë kësaj legjislature dhe është deputet i listave të LSI-së.
Ai disa javë më parë ka qenë në fokus të medias, për shkak se gjatë mbledhjeve të komisioneve online, është filmuar teksa fuste gishtat në hundë, duke injoruar këshillat e dhëna shpesh në kohë pandemie.
Shfaq Komentet (0)