Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik në lidhje me Reformën Zgjedhore. Në këtë mbledhje është diskutuar aplikimi i teknologjisë në zgjedhje. Po ashtu, në mbledhje ka pasur edhe diskutime për sistemin zgjedhor.
Deri më tani, është gjetur dakordësia për shkurtimin e periudhës zgjedhore nga 3 në 1 muaj, financimin miks dhe kuotat gjinore. Palët ndahen tek përdorimi i teknologjisë në zgjedhje depolitizimi i adminsitratës zgjedhore, ku PS e kërkon të plotë, ndërsa opozita miks. Përsa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, e vetmja që ka kërkuar deri më tani një gjë të tillë është Rudina Hajdari.
Kjo e fundit, pak para nisjes së mbledhjes, përmes një statusi në rrjetet sociale, shkroi se palët duhet të punojnë pa pushim për të kapur afatin e përcaktuar dhe duhet të mendojë në interes të shqiptarëve. Me strategjinë e ish-ambasadorit Donald Lu, ftoi të gjithë pjesë marrësit në mbledhje, që të mos dalin nga ajo pa arritur një lloj akordoje.