Luigi Soreca, Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, lidhur me Reformën Zgjedhore për të cilën palët nuk po gjejnë konsensus.
Kreu i Shtetit thekson se zbatimi i kushteve të Bashkimit Evropian fillon me konsensusin për Reformën Zgjedhore.
“Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore.
8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë! shkruante Presidenti Meta.
Shfaq Komentet (0)