Është gjendur trupi i gruas së mbytur në Himarë. Pas disa orësh kërkime nga roja bregdetare është gjetur i pajetë trupi i Mirela Ramës.
Ajo bashkë me bashkëshortin dhe dy djemtë dolën në orët e para të mëngjesit për të mbledhur rrjetat e peshkimit, por prej stuhisë peshkarexha e tyre u përmbys.
“Një milje përballë Dhërmiut Policia Kufitare në bashkëpunim me Rojen Bregdetare bënë të mundur gjetjen e shtetases M.R , e cila ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det,”-bën me dije Policia.
Shfaq Komentet (0)