Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit. Klajdi Lamaj ishte shpallur prej kohësh në kërkim policor, pasi kishte bashkëpunuar me dy persona të tjerë në veprimtarinë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Agimi”, pasi më herët ishin arrestuar dy persona të tjerë per trafik droge.
Njoftimi i policisë
Vijon operacioni antidrogë i koduar “Agimi”.
Shkon në 3 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
- L., 28 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i 28-vjeçarit u bë pasi Prokuroria Fier ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas si bashkëpuntor në veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, me shtetasit L. M dhe N.M (të arrestuar më datë 30 korrik 2020).
Gjatë operacionit u sekuestruan 5.1 kg kanabis, municion luftarak dhe një sasi parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.