Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në “Facebook”, shkruan se familjarët e qytetarëve të prekur nga Covid-19 duhet të informohen për shëndetin e të dashurve të tyre.
Por Meta thekson se pamjet se sotme të publikuara në media ku ka grumbullime njerëzish, janë shqetësuese dhe kërkojnë reflektim.
“ Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”.
Shfaq Komentet (0)