Një edukatore, një mësuese dhe një sanitare e Kopshtit Qendër në qytetin e Delvinës kanë rezultuar pozitive me Covid-19.
Mësohet se menjëherë pasi ato janë konfirmuar pozitive ka nisur hetimi epidemiologjik dhe janë izoluar të gjithë ata që kanë kontaktuar të infektuarit, ndërkohë që ka nisur dhe dezinfektimi i mjediseve shkollore.
Zyra Arsimore e Delvinës bën me dije se ka zëvendësuar menjëherë mësuesen, edukatoren dhe sanitaren, ndërkohë që do të vazhdohet me kryerjen e tamponëve te të dyshuarit.
Shfaq Komentet (0)