Një shqiptar ka mbetur i plagosur paraditen e sotme, teksa dy atentatorë të maskuar në Romë i bënë pritë në plazhin e Torvaianica.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se shqiptari ishte person me precedentë penal, ndërsa ndodhej në plazh. Dy atentatorët u afruan tek plazhi me skutera, dhe qëlluan mes pushuesve shqiptarin për ta plagosur rëndë
Ai u dërgua me urgjencë në spital spitalin e San Camillo në Romë, teksa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Shfaq Komentet (0)