Sot është një ditë e veçantë në familjen Fejzullahu, pasi një vit më parë, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana, u bënë prindër për herë të katërt.
Pas Artit, Bunës dhe Erës, në jetë erdhi edhe një tjetër vajzë të cilën çifti e pagëzoi me emrin Ana.
Ermali ka postuar një foto mjaft të ëmbël të Anës që është rritur dhe është bërë një zonjushë e vogël, duke i bërë dhe një dedikim nga zemra.
“Urime 1 vjetorin sugarica e babit! Të dua sa krejt botën!”- shkruan ai.
Nuk e dimë nëse çifti i ka organizuar ndonjë festë për të voglën.
Gjithsesi ne jemi sy e veshë!
Shfaq Komentet (0)