![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Xhensila Kodra
Dy javë pas nismës së marrë nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, për dorëzimin në mënyrë vullnetare të armëve pa leje, janë mbledhur mbi 63 mijë armë e municione luftarake. Lajmi u bë dje me dije nga shefi i Sektorit të Rendit Publik në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Dervishaj pohoi se në një ditë, numri i armëve të dorëzuara arrin deri në 40. Ndërkohë që në rang vendi, qytetet që kryesojnë janë Berati, Fieri, Durrësi dhe Dibra. Sipas zyrtarit të policisë, armët e dorëzuara janë kryesisht armë të grabitura nga depot e shtetit në vitin 1997, por në disa raste ka pasur edhe nga ato armë që mund të jenë trafikuar në rrugë të ndryshme. Afati i fundit për dorëzimin e tyre është 30 prilli, dhe pas kësaj date, çdo person që do të kapet me armë pa leje, rrezikon deri në 15 vite burg