Një tjetër mjek ka humbur betejën me virusin Covid-19. Mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare mjeku i njohur Muharrem Nonaj. Lajmin e kanë bërë me dije djemtë e tij, miq, kolegë e të afërm në rrjetet sociale.
Doktor Muharremi është babai i mjekut Bledar Nonaj, ish-drejtor i maternitetit “Mbretëresha Gerladinë” dhe kandidat i LSI për qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 prillit.
“Të nderuar miq dhe të afërm. Me hidhërim të thellë ju njoftoj se babai im, dr. Muharrem Nonaj ndërroi jetë, duke mos e fituar dot betejën me Covid-19”, shkruan mjeku në postimin e tij në rrjetet sociale.
Shfaq Komentet (0)