Një qytetar ka zgjedhur të denoncojë me video atë çfarë ka ndodhur jashtë shtëpisë së tij. Ashtu si shihet, rreth orës 4:30 të mëngjesit, disa shtetas sirian, i afrohen shtëpisë së tij. Në denoncimin e dërguar në redaksinë e JOQ, qytetari shkruan se kanë bërë shumë herë denoncime, kanë shkuar patrulla policie, por sërish ajo zonë ka qenë problematike.
“Pershendetje joq doja te shperndaja ni vidjo e ndodhur me daten dhe oren siq shifet ne vidjo te kapur nga kamrat e shetepis disa siran ..esht rast i shkum ndodhur ne kte zon kemi ber denoncime kan then do sjellim patrulla por prap esht ber shum problematike kjo zon. Neve s na ka ndodhur gje por aman na jan ber tmerr prandaj lajmerojm dhe policin sepse s dum ce te shkoje deri ne ate pik. Falimderit,”- shkruhet në mesazhin e publikuar nga JOQ.