Edhe në Greqi, situata nga pandemia është rënduar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. Autoritetet shëndetësore në Greqi konfirmuan 22 viktima nga Covid, ndërsa rastet e reja kanë kapërcyer në 2147.
Gjithashtu bëhet me dije se 357 pacientë janë shtruar në spitale për të marrë trajtim si pasojë e gjendjes së rënduar nga koronavirusi.
Krahasuar me ditën e djeshme numri i të infektuarve është rritur në mënyrë alarmante. Në 24 orët e kaluara ishin 880 të infektuar, ndërsa sot 2147 persona.
Shfaq Komentet (0)