Vijon procesi i numërimit të votave, teksa janë numëruar më shumë se 80% e kutive në Shqipëri, ndërsa kanë dalë edhe rezultatet e para. Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi.
Janë numëruar tashmë 4696 kuti nga 5199 në total, teksa PS prin me 48.6% të votave, PD ka 39.4%, LSI 6.9% dhe PSD 2.2%. PS ka 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe PSD 3 mandate.
Shfaq Komentet (0)