![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Policia e Tiranës po zhvillon këtë mesditë një opercaion në rrugën “5 Maji”, në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila raporton se kontrollohet e policisë janë në vijim të hetimeve për vrasjen e 27-vjeçarit Marjus Qema.
Siç raporton gazetarja Bezat, policia po kontrollon disa magazina të marra me qera nga shtetasi K. Gj., pasi dyshohet se aty zhvillohet aktiviteti i paligjshëm i prodhimit të monedhave elektronike.
Aktualisht, policia sapo ka shpërthyer derën e një magazine dhe është futur brenda, ku nga të dhënat e para, raportohet se ka gjetur dhe sekuestruar një karikator me një fishek brenda. Dyshohet se magazina përdorej nga viktima Qema, ku prodhoheshin monedhat elektronike.
Shfaq Komentet (0)