Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar autoritetet po shqyrtojnë mundësinë për të vaksinuar fëmijët mbi 12 vjeç.
“Sapo të miratohet nga Agjencia Evropiane e Barnave, do e aplikojmë edhe ne, vaksinimin e fëmijëve”, tha kryeministri.
Gjithashtu Mitsotakis, tha se vendi po kontribuon fuqimisht për sigurimin e vaksinave, në një treg, ku asgjë nuk është e lehtë.
“Së shpejti arrijmë objektivin tonë sa i përket të vaksinuarve dhe asaj që quhet si imuniteti i popullsisë. Ende nuk kemi fituar betejën me COVID-19, por do të kemi doza të mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë”, theksoi kryeministri grek.
Shfaq Komentet (0)