Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bëri me dije se nga 2, 660 teste të realizuara , 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa një person ka humbur betejën me virusin.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë gjithashtu se në 24 orë janë kryer 3, 730 doza të vaksinës, ndërsa që nga fillimi i fushatës së vaksinimit janë aplikuar 90, 217 doza të vaksinës.
Njoftimi:
10 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90.217 doza të vaksinës.
Nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563./i.k/abcneës.al/
Në total numri i rasteve aktive është 733.