SPORT

Çyrbja: Fitorja ndaj Flamurtarit vlen 6 pikë, të japim maksimumin në Vlorë

14:11 - 17.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Te skuadra e Teutës nuk ka kohë as për të pushuar e as për të festuar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Para stërvitjes së djeshme, trajneri Magani ka bërë një analizë me skuadrën, ku ka folur për ndeshjen ndaj Vllaznisë, si dhe për kundërshtarin e radhës në kampionat, që është Flamurtari.




Teuta feste

Tekniku i njeh mjaft mirë vlonjatët dhe pikat e tyre të dobëta dhe ky është një avantazh më vete. Magani ka kërkuar nga futbollistët që të harrojnë atë që ka ndodhur në ndeshjen ndaj Vllaznisë dhe të përqendrohen te sfida e radhës. Sipas tij, Flamurtari është një ekip i vështirë dhe që në fushën e tij do të kërkojë fitoren. Për këtë ndeshje, trajneri do të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët dhe do të hedhë në fushë formacionin më të mirë.

Deklarata

Për Arbër Çyrbjen, momenti i mirë që skuadra po kalon duhet shfrytëzuar në maksimum. “Pas kalimit në gjysmëfinalen e Kupës, kemi më shumë besim dhe optimizëm për ndeshjen e radhës që do të luajmë ndaj Flamurtarit. Pozicioni që kemi në tabelën e klasifikimit na detyron që të luftojmë në çdo takim që do të kemi dhe këtë do ta tregojmë edhe ndaj vlonjatëve në transfertë.

cyrbja magani

Nuk duhet të shkojmë atje për barazim, por që të marrim maksimumin e mundshëm. Kundërshtari ka ekip të mirë dhe nuk duhet të mendojmë në asnjë moment se ata kanë probleme. Duhet që të bëjmë detyrën dhe të tregojmë që kemi ecuri konstante dhe do të shkëputemi nga fundi i tabelës së renditjes.

Flamurtari është një rival direkt në garën për mbijetesë dhe një fakt i tillë i jep më shumë rëndësi kësaj përballjeje. Është një ndeshje e cila përkthehet në gjashtë pikë dhe jo në tre. Megjithatë, unë kam besim se me punën e bërë nga trajneri Magani dhe impenjimin e të gjithë futbollistëve, Teuta shumë shpejt do të largohet nga pozita aktuale që ka në klasifikim”, ka përfunduar Çyrbja në prononcimin e tij.

JETON REXHMATI


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.