Me banderola në duar, qindra tifozë të Tiranës protestuan sot para Bashkisë së Tiranës për gjendjen ku është klubi i tyre i zemrës. Për herë të parë në historinë e saj, Tirana është në Kategorinë e Parë, nën menaxhimin e biznesmenit Refik Halili. Megjithëse nuk menaxhohet më nga Bashkia, tifozët kërkojnë reagimin e “qeverisë” së qytetit si shpresa e fundit për t’i kthyer ekipit dinjitetin e humbur. Në një njoftim për protestën, tifozët shprehen se nuk do të heqin dorë nga misioni i tyre për të mbrojtur “Tironën” me qëllim ndalimin e kësaj masakre që po i bëhet simbolit të kryeqytetit K.F Tironës”.
Disa kohë më parë, tifozët protestuan para bashkisë që klubi t’i kalonte për menaxhim Refik Halilit, ndërsa sot protesta bëhet për të pasur një reagim nga kryebashkiaku Erion Veliaj.