Pak kohë më parë Dorian Ramaliu, moderatori i “Fiks Fare” zbuloi se do të bëhet baba. Ai publikoi disa foto krah partneres, e cila shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe me ekon e bebes në dorë.
Ditën e sotme Dori dhe Iva zbuluan dhe gjininë e bebit, gjatë programit “Pushime On Top”. Çifti i dashur për publikun do të bëhen me djalë dhe duket se Iva e kishte parandjerë këtë.
“Unë e ndjeja dhe i thashë Dorit, teksa po shihesha në pasqyrë te ashensori, po më duket vetja si mam çuni”, tha ajo.
Ndërkohë Dori shtoi: “Unë u ambientova me këtë idenë e çunit dhe u ambientova aq fort sa sinqerisht, tani mezi po pres që është çun”.
Shfaq Komentet (0)