Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka marrë pjesë në festivalin e xhazit, nga ku ka përshëndetur me një mesazh dhe ka falënderuar organizatorët. Ajo tha se ky zhanër i veçantë i muzikës erdhi nga “thyerja e rregullave dhe normave për të krijuar diçka unike dhe të bukur, diçka që ne të gjithë e njohim si tipike amerikane”
“Ambasadorja Kim foli mbrëmë në Festvalin e 8-të Hemingëay të Xhazit, ku e mirëpriti publikun me një mesazh në lidhje me historinë e muzikës xhaz dhe rolin e saj në kulturën amerikane. Ajo përshkroi mjedisin në Neë Orleans, vendi ku lindi xhazi, dhe se si ky zhanër i veçantë i muzikës erdhi nga “thyerja e rregullave dhe normave për të krijuar diçka unike dhe të bukur, diçka që ne të gjithë e njohim si tipike amerikane”. Ajo falënderoi Hemingway Fan Club të Shqipërisë për organizimin e festivalit dhe për promovimin e letërsisë dhe muzikës amerikane”, shkruan në një postim në “Facebook” ambasada e SHBA.