Blutë e Vlorës kanë arrestuar një nga bashkëpunëtorët Selman Hamitajt të arrestuar tashmë , në vijim të operacionit antidrogë “Ëeekends”. I arrestuari, Dashamir Tola, ka rezultuar si pronari i vërtetë i furgonit. Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim një person tjetër.
Më datë 16 qershor 2017, – njoftoi Policia e Vlorës, – mbi bazën e operacionit antidrogë, ku u sekuestrua një furgon “Benz Mercedes” me 710 kilogramë lëndë narkotike në banesën e shtetasit Selman Hamitaj të arrestuar tashmë në fshatin Dukat të Vlorës, Policia ka arrestuar shtetasin Dashamir Tola (vëllain e Bardhyl Toles), si një nga bashkëpunëtorët në lidhje me këtë veprimtari kriminale.
Nga hetimet ka rezultuar se Dashamir Tola ia ka kaluar furgonin në fjalë një personi tjetër, A.T, pa përpiluar aktet e nevojshme konform ligjit, në lidhje me shitjen e automjetit. Kësisoj, e ka shpallur në kërkim edhe A.T, 34 vjeç, banues në Tiranë, si një nga autorët e implikuar në këtë ngjarje.
Se shpejti do te arrestohet Saje Qorri qe u ka dhene kushurijve te tij pa dokumenta qe te shmangte vjeljen e gjobes.
Se shpejti do te arrestohet Saje Qorri qe u shiti kushurijve te tij makinen pa dokumenta