Ish-kreu i shtetit, Alfred Moisiu ka reaguar në lidhje me padinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve për reformën në drejtësi, e konkretisht ligjin e vettingut. Moisiu u shpreh se ankimimi nga Kushtetuesja është shqetësues, pasi gjyqtarët nuk duan që të gërmohet e kaluara e tyre.
Ish-kreu i shtetit u shpreh se padia gjyqtarëve dhe prokurorëve është tendencioze dhe tenton të prekë vettingun. “Padia e gjyqtarëve e prokurorëve është tendencioze, pasi tentohet të preket vettingu. Kjo padi ka qëllim të mbrapshtë. Shqetësim përbën edhe pranimi i kërkesës nga Gjykata Kushtetuese.
Duan që dorëheqja të njihet sa të zbulohen fakte ndaj tyre. Shoqata do që të pakësohen kriteret pranuese. Gjyqtarët duan të mos gërmohet e kaluara e tyre. Nga vettingu do të ketë përmirësime në vend”, – u shpreh ish-presidenti Alfred Moisiu.