![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Është gjykuar me 35 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda 73-vjecari, Veli Dervishi, i cili u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij në gusht të vitit 2016 në Golem. Më parë i moshuari ka pretenduar para togave të zeza se e qëlloi ish – gruan e tij tre herë më sopatë për t’u vetëmbrojtur.
NGJARJA:
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2016 në Golem, kur 73-vjeçari pretendoi se ish-bashkëshortja Shazivare Dervishi, 68 vjeçe e kishte goditur me një shufër hekuri. “E vrava për vetëmbrojtje”, shtoi ai, version që kundërshtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila thotë se vrasësi e ka goditur me sëpatë disa herë nënën e 3 fëmijëve.
Konflikti për Dervishin ditën e vrasjes filloi për shkak të apartamentit të cilin ata e kishin lëshuar me qera për pushuesit në Golem. Viktima nuk i kishte marrë paratë një kosovari i cili kishte qëndruar disa ditë aty. Ai i kishte kërkuar llogari për këtë fakt. Por ajo e kishte ofenduar dhe konflikti më pas çoi në vrasjen e gruas.
Gjithashtu, për shkak të zhurmave, komshinjtë kanë njoftuar policinë që pasi mbërriti në vendngjarje, e ka pyetur Veli Dervishin a kishte ndonjë problem. Autori është përgjigjur që gjithçka është në rregull edhe pse ndërkohë kishte vrarë të shoqen.