Dy drejtues mjetesh janë vënë në pranga nga policia e Durrësit. Në pranga ka rënë 45-vjeçari H. K., i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Ndërsa po ashtu, është arrestuar dhe 20-vjeçari D. H., pasi me mjetin e tij tip “Ford” është përplasur me motomjetin me shtetas, N. K., 35 vjeç, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Vihen në pranga 2 drejtues mjetesh.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
H. K., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur;
D. H., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. K., 35 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 15.09.2021, u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. N., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip “Ford”, në pronësi të shtetasit M. P., si dhe ka dëmtuar mjetin tip “Ford”, në pronësi të shtetasit F. P., (me lidhje familjare), të cilët i kishin parkuar pranë banesës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë proceduan penalisht shtetasin S. K., banues në fshatin Shkafane, Durrës, pasi më datë 13.09.2021, i ka vënë zjarrin tokës së tij për të djegur barishtet, por zjarri i ka dalë nga kontrollit dhe si pasojë janë djegur disa rrënjë ullinj në pronën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.