AKTUALITET

Rama i përgjigjet Bashës për debatin në Kuvend: Mos imito e klith si ai i “foltores”!

11:19 - 14.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri një i Qeverisë, Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me një përgjigje ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, pas përplasjeve të këtij të fundit me deputetin socialist, Eduard Shalsi, teksa e cilësoi këtë të fundit “plehrë, fundërrinë…”.




“Së pari, një shprehje keqardhje për atë lokorenë, në vend të mirëmëngjesit. Pas ardhjes i fundit këtu, z. Lulzim, dhe ta kam thënë disa herë publikisht, por edhe personalisht, mos imito ato të foltores, sepse origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja. Sa më shumë klith, si ai i foltores, aq më shumë dukesh personazhi i qajtores. Një burrë që vë kujën me fjalë të cilat si prind u thua përditë fëmijëve të tu se nuk përdoren asnjëherë, dhe e bën këtë në mes të 139 burra e grave të tjerë dhe në sy të kushedi sa tjerëve që na ndjekin, është një burrë në pikë të hallit. Megjithatë, hallin që ke sado ta qajmë nuk ta zgjidhim dot.

Duke ju referuar atyre që u thanë këtu, meqë u soll FMN, FMN e kam këtu përpara në deklaratën, në përfundim të misionit dhe po e citoj ‘Ekonomia e Shqipërisë ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme pas tërmetit dhe pandemisë. Pas vitit të vështirë 2020 aktiviteti ekonomiko po ringrihet fuqishëm’”, tha Rama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.